Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje rastin e vrasjes në lokalin “Bon Vivant”, si dhe ia ka ndërprerë masën e paraburgimit të akuzuarit Sherif Krasniqi, i cili së bashku me të akuzuarin Masar Gërdovci, ishin dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Rr.U në këtë lokal.
Vendimi i Apelit, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, është përpiluar më 13 qershor 2023.
Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 13 janar 2023, kishte shpallur aktgjykim dënues, me të cilin të akuzuarin Gërdovci e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim.
Ndaj këtij vendimi, ankesë kishin ushtuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, pala e dëmtuar- familja Uka, mbrojtësi i të akuzuarit Gërdovci, avokati Naim Rudari dhe mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Haxhi Millaku, ankesat e të cilëve u shqyrtuan më 29 maj 2023, në Gjykatën e Apelit.
Sipas vendimit të Apelit, janë aprovuar në tërësi ankesat e avokatëve Rudari dhe Millaku, ndërkaq ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, tani për tani kanë mbetur të pashqyrtuara.
Në arsyetimin e Apelit, thuhet se aktgjykimi i Themelores është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi që shkalla e parë është dashur të përkujdeset që përshkrimi faktik dhe juridik i dispozitivit të aktgjykimit të jetë në përputhje me të gjitha provat e nxjerra gjatë gjithë fazave të procedurës penale.
Gjithashtu, në vendimin e Apelit thuhet se Themelorja ka bërë tejkalimin e aktakuzës duke shkelur kështu parimin “reformation in peius” sepse ky parim nënkupton se cilësimi juridik nuk mund të bëhet në dëme të të akuzuarit, kur lënda kthehet në rigjykim me ankesën e të akuzuarve.
Sipas kolegjit të Apelit, parimi “reformatio in pejus” është shkelur pasi që më parë të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi kanë qenë të dënuar për veprën penale “Vrasje”, kurse në aktgjykimin e fundit janë dënuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Po ashtu, Apeli ka sqaruar se Themelorja nuk ka vërtetuar në masë të duhur të gjitha faktet vendimtare të cilat e karakterizojnë secilën vepër penale të përshkruar sipas pikës së parë dhe të dytë të dispozitivit të aktgjykimit.
Tutje, Apeli ka sugjeruar Themeloren që në rigjykim duhet të procedojë më të gjitha provat që janë propozuar, të cilat e vërtetojnë në mënyrë të qartë dhe të saktë, qoftë kjo edhe me ndihmën e ekspertëve që vërtetojnë se kush ka shkrepur me armë në ditën kritike.
Gjithashtu, Apeli ka sugjeruar që në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen edhe dy pronarët e lokalit “Bon Vivant”, doktori Bujar Obërtinca, psikologe Arife Veselaj, si dhe dëshmitari Rr.B dhe krejt në fund të kujdeset që të mos shkelet parimi “Reformatio in Pejus”.
Në fund të vendimit, Apeli ka vendosur që masa e paraburgimit ndaj të akuzuarit Masar Gërdovci të vazhdojë, kurse t’i ndërpritet kjo masë të akuzuarit tjetër Sherif Krasniqit, pasi që sipas kësaj gjykate, kanë pushuar shkaqet për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit.
Në seancën e 4 marsit 2022, gati 7 vite prej ngritjes së aktakuzës për vrasjen e rojës së lokalit “Bon Vivant”, aktakuza ndaj dy të akuzuarve në këtë rast, Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit, është ndryshuar. Sipas Prokurorisë, Masar Gërdovci është i akuzuari kryesor për vrasjen e Rr.U e jo Sherif Krasniqi.
Gjykata Supreme, rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.
Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci, ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj, për veprën penale pjesëmarrje në rrahje, pasi që ndaj tij ishte bërë ricilësimi i veprës penale nga vrasje e rëndë në bashkëkryerje, në pjesëmarrje në rrahje.
Kolegji i gjyqtarëve të Apelit i përbërë nga kryetari Xhevdet Abazi, gjyqtari referues Abdullah Ahmeti dhe anëtari Kreshnik Radoniqi, më 18 tetor 2019, kishin shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të dënuarve.
Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, duke konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit. Sipas Apelit, arsyet e dhëna në aktgjykim janë të paqarta dhe kundërthënëse.
Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.
Sipas aktgjykimit që ishte shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, i akuzuari Gërdovci ishte dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes në bashkëkryerje, ndërsa të njëjtit gjykata i ka shqiptuar edhe 1 mijë e 500 euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Ky aktgjykim ishte atakuar sërish në Gjykatën e Apelit, ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar ashpërsimin e dënimit ndaj të akuzuarve.
Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015.
Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas prokurorisë, më 13 tetor 2014, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, kishin shkuar në lokalin “Bon Vivant”, i cili gjendet në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, me të hyrë brenda në lokal, menaxheri i lokalit Ilir Misini, i pyet të pandehurit se a kishin rezervuar ku të njëjtit ishin përgjigjur “Ne asnjëherë nuk kemi bërë rezervim” dhe kishin vazhduar të ulen në tarracë, në pjesën e pasme të lokalit.
Në aktakuzë thuhet se menaxheri i lokalit i kishte thënë tani të ndjerit Rr.U, të merret me të pandehurit që t’i largojë nga lokali, i cili ishte ofruar tek tavolina ku ishin ulur ata, me qëllim për t’i larguar nga lokali pasi të njëjtit nuk kishin rezervim.
Sipas aktakuzës, sapo Rr.U largohet dhe hyn në sallën e lokalit, të pandehurit ngriten nga tavolina dhe shkojnë në drejtim të tij, ku fillojnë ta sulmojnë me grushte.
Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim që ta privojnë nga jeta fillimisht Masar Gërdovci, e kishte nxjerrë revolen nga çanta e tij dhe kishte shtënë në drejtim të punëtorit të sigurimit Rr.U, i cili ishte përulur në atë moment për t’i shmangur goditjeve.
Në aktakuzë thuhet se, Rr.U, me t’u ngritur në këmbë niset në drejtim të tashmë të pandehurve që në moment ishte duke shkuar në drejtim të daljes nga lokali, papritmas i pandehuri Sherif Krasniqi, me dashje që ta provojë nga jeta merr revolen nga Masar Gërdovci dhe shkrep dy herë në drejtim të tani të ndjerit me, ç‘rast e plagos në regjionin e gjoksit dhe si pasojë e gjakderdhjes masive nga plagët e marra, ndërron jetë në QKUK. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu
Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme