Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë për rastin e privimit nga jeta të xhaxhait nga nipi i tij, në fshatin Kijevë të Malishevës.
Ky vendim i Apelit, i cili është marrë më 16 tetor 2024 anulon aktgjykimin e Themelores, me të cilin të akuzuarin B.B. ishte dënuar me 21 vjet burgim dhe e kthen në rivendosje.
Apeli ka propozuar që ankesa e ushtruar, nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të aprovohet si e bazuar, ashtu që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe të akuzuarit B.B., për veprat penale të për të cilat është shpallur fajtor, t’i shqiptohet dënim më i ashpër.
Sipas vlerësimit të kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe shkelje të tjera të cilat kushtëzojnë anulimin e tij.
“… dispozitivi i aktgjykimit sa i përket të akuzuarit B.B., i cili është shpallur fajtor sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, në hyrje thekson veprën penale të vrasjes së rëndë, nga neni 173 par.1 nën par.1.5, 1.6 dhe 1.8 të KPK, që nënkupton se shkaktohet mbi ngarkim në dispozitën ligjore, sepse nuk mund të ekzistojnë që të tri karakteristikat e veprës penale të vrasjes së rëndë, sikurse është privon nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e një apo më shumë personave të tjerë, që nuk është vërtetuar elementi tipizues, i kësaj vepre penale, se privon nga jeta përsonin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, e cila nuk është vërtetuar në masë të duhur, për të vërtetuar cili është përfitimi pasuror, nga kryerja e kësaj vepre penale, si dhe privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt, duke mos e vërtetuar nocionin e paskrupullsisë për tu lidhur me hakmarrjen.” thuhet në vendimin e Apelit.
Apeli vlerëson se sipas konceptit të përgjithshëm nga kjo rezulton se gjykata e shkallës së parë, flet vetëm për hakmarrjen e paskrupullt, duke mos dhënë arsye për vrasjen e paskrupullt, sepse një vrasje mund të jetë e paskrupullt dhe fare të mos jetë e kryer nga hakmarrja, por falja vjen nga interesi.
Tutje, thuhet se duke vlerësuar këtë nocion të vrasjes nga hakmarrja e paskrupullt dhe duke u nisur nga termi paskrupull, atëherë rezulton se kjo çështje penale nuk është vërtetuar në masë të duhur, duke pasur parasysh që hakmarrja apo vepra penale e kryer nga hakmarrja e paskrupullt, kryhen nga motive të tjera të ulëta, në këtë drejtim nuk është vërtetuar në masë të duhur për të dëgjuar dëshmitarët edhe lidhur me këtë vepër penale të kryer.
“…prandaj në këtë drejtim jemi të mendimit dhe të bindur se gjykata e shkallës së parë, nuk ka arritur t’i vërtetoj këto elemente që rezultojnë edhe mos vërtetimin e motivit të kryerjes së veprës penale”, thuhet në vendimin e Apelit.
Apeli konsideron se gjithashtu nga shkresat e lëndës rezulton se sa i përket të akuzuarit B.B., i cili është ngarkuar me veprat penale, të cilat i janë vu në barrë, në përshkrim të pikës I të dispozitivit të aktgjykimit, është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, që paraqet menjëherë largim nga përshkrimi i bërë në hyrje të aktgjykimit, pra në pjesën hyrëse.
“…andaj edhe në këtë drejtim kolegji i kësaj gjykate është i bindur se është bërë shkëputje në mes të pjesëve përbërëse të aktgjykimit, kurse detyrimisht është imperativ i gjykatës që çdo pjesë e aktgjykimit të ketë lidhje të pa shkëputur, dhe gjithnjë në pjesën hyrëse të përshkruara sikurse në këtë aktgjykim, e njëjta të ketë harmoni me dispozitivin”, thuhet në vendimin e Apelit.
Tutje, sipas vendimit të Apelit, nga shkresat e lëndës rezulton se në këtë çështje penale nuk është bërë rekonstruimi i vendit të ngjarjes, për të vërtetuar se cilat kanë qenë veprimet e ndërmarra nga ana e të akuzuarit për të kryer veprën penale, që është obligim që të vërtetohen të gjitha pjesët e aktgjykimit.
Në vendim thuhet se duke pasur parasysh edhe çështje të tjera të deponuara nga ana e palëve në procedurë, rezulton se i njëjti rrjedh nga një familje që kanë çrregullime mendore, të cilët kanë deponuar edhe ekspertiza të cilët janë pjesë përbërëse e shkresave të lëndës, për të afërmit e të akuzuarit, motrën V.D., vëllain e të akuzuarit Z.B. dhe nënën e të akuzuarit S.B.
Nga kjo Kolegji i kësaj gjykate është i mendimit që për të vërtetuar gjendjen mendore të akuzuarit, të bëhet ekspertizë psikiatrike nga ana e ekspertëve, duke pasur parasysh edhe dokumentacionin shtesë për të vërtetuar më hollësisht motivin e vrasjes së veprës penale dhe për të ardhur në përfundim se vepra është kryer nga xhelozia, sa i përket raporteve me bashkëshorten e tij, çështje të cilat kanë mbetur pa u sqaruar.
Kështu që në vendim thuhet se duke vlerësuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, përfshihet me shkeljet esenciale sikurse u theksuan më lartë, sikurse janë ato që pjesa hyrëse nuk përputhet me dispozitivin e aktgjykimit, përkitazi me veprën penale e cila i vihet në barrë të akuzuarit.
“…sepse në pjesën hyrëse kemi tri pika karakteristike të veprës penale të vrasjes së rëndë, kurse në dispozitiv vetëm një pikë karakteristike të vrasjes së rëndë, gjykata e shkallës së parë duhet të përkujdeset që të na jep pasqyrimin e drejtë se për çfarë vepre penale është akuzuar i akuzuari, të vërtetoj të gjitha elementet karakteristike të veprës penale të cilat përshkruhen në dispozitiv të aktgjykimit duke dhënë arse të mjaftueshme lidhur me ekzistimin e veprës penale, që në këtë çështje penale, të bëjë ekspertizën përkatëse për të vërtetuar gjendjen psikike të akuzuarit, ne momentin e kryerjes së veprës penale, për të vërtetuar motivin e kryerjes së veprës penale, duke pasur parasysh që vepra penale e vrasjes së rëndë.”, thuhet në vendimin e Apelit.
Apeli vlerëson se është obligim ligjor i gjykatës që të vërtetojë se vepra penale a është kryer nga hakmarrja e paskrupullt, apo nga motive të tjera të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë, ose sigurimin në ndonjë mënyrë tjetër të informatave, për policinë apo në procedurë penale.
Apeli konsideron se gjykata e shkallës së parë, është mirë që të bëjë vlerësimin e të gjitha deklaratave si dhe të bëjë precizimin e të gjitha çështjeve, që kërkohen nga dispozitat ligjore për të vërtetuar ekzistimin e veprës penale, e po ashtu të bëjë edhe ekspertizë psikiatrike për të akuzuarin, për të vërtetuar gjendjen psikike të të njëjtëve.
“Nga dokumentacioni – ekspertizat e ofruara nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit, përkitazi me nënën e të akuzuarit S.B., vëllain Z.B., si dhe motrën e të akuzuarit V.D., kemi dokumentacion se të njëjtit kanë çrregullime mendore, dhe do të ishte mirë që ti jepet mendimi lidhur me gjendjen shëndetësore të akuzuarit, për të vërtetuar kryerjen e veprës penale.” thuhet më tej në vendim të Apelit.
Tutje, sipas vendimit të Apelit, në këtë çështje penale duhet bërë edhe rekonstruktimi i vendit të ngjarjes, sikurse kërkojnë dispozitat ligjore, e po ashtu të dëgjohen edhe dëshmitarët edhe njëherë secili veç e veç, S.A., O.B., B.H. dhe D.D., si dhe dëshmitarët Z.B., A.B. dhe B.Th., e sipas rrjedhës së procedurës, të nxjerrën edhe prova të tjera të cilat janë me rëndësi për të vërtetuar veprën penale e cila i vihet në barrë të akuzuarit.
Në vendimin e Apelit thuhet se pasi që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat janë vlerësuar sipas detyrës zyrtare, ankesat e Prokurorisë Themelore, përfaqësuesit të autorizuar të palëve të dëmtuara, si dhe ankesa e mbrojtësit së të akuzuarit, nuk janë shqyrtuar, pasi që çështja penale është anuluar dhe i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim e vendosje.
Apeli ka vendosur se ndaj të akuzuarit B.B., të vazhdojë paraburgimin në kuptim të nenit 402 par.5 të KPPK. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës – themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Spasovski: LSDM kërkon rritje të pagave për policët dhe të gjithë të punësuarit në MPB
Pasivizimi i adresave, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Do të vazhdojmë të kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme