LAJMI I FUNDIT:

Apasiev kërkoi heqjen e flamujve të BE-së dhe të NATO-së

Apasiev kërkoi heqjen e flamujve të BE-së dhe të NATO-së

Dimitar Apasiev, deputet i partisë E Majta, e cila në zgjedhjet e fundit arriti të sigurojë dy ulëse në Kuvendin e RMV-së, ka folur për herë të parë para të zgjedhurve të tjerë të popullit.

Në fjalët e tij të para, ai tha se shpreson qe në kuvend do të ketë vetëm dy vite shoqërim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më tutje, Apasiev e quajti “Nikollçe”, ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dhe për këtë gjë mori vërejtje nga kryesuesi i kuvendit, Talat Xhaferi.

Kështu, pati dhe përplasje mes tij dhe Xhaferit, duke u shprehur se ka ndodhur vetëm një herë në histori që nga guerilja dikush të futet në qeveri.

Apasiev kërkoi heqjen e flamujve të BE-së dhe të NATO-së, sipas tij, që të mos vjen koha të vendoset edhe flamuri i SHBA-së./Telegrafi/