Një çift nga Londra kanë braktisur apartamentin e  tyre luksoz, për të vazhduar jetën në një furgon të vogël që e kanë shndërruar në shtëpi.

Hannah Moore dhe Dan Spears paguanin 1.420 euro në muaj për qiranë e apartamentit dhe 300 tjera për faturat e ujit, mbeturinave, energjisë elektrike e ngrohjes, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, tani shpenzimet e tyre mujore janë vetëm 420 euro. Kjo po ndodh që kur janë vendosur në furgon, nga i cili gjithashtu po kursejnë rreth 1.300 euro në muaj.

Ata blenë furgonin për 7 mijë euro në fillim të vitit 2021, e më pas investuan në të 1.300 euro. Por, nuk ankohen pasi e shndërruan në një shtëpi të përshtatshme, pavarësisht që ishte paksa e vogël.

Për ta shndërruar furgonin në një shtëpi u janë nevojitur tetë muaj, e pjesën më të madhe të punimeve i kanë kryer vetë. Që të dy punojnë në industrinë e filmit, por dëshironin lirinë dhe flekisibilitetin në jetë.

“Ka qenë ëndrra e Dan që kur ishim në fakultet në vitin 2015. Së bashku jemi për më shumë se gjashtë vite, e këta ma përmendi vetëm vitin e kaluar”, tha Hannah.

Sidoqoftë, ajo pranoi se në fillim i është dukur paska e çuditshme jeta në një furgon, pasi ishte një përvojë krejtësisht e re për të.

“Kur më tregoi fotografitë dhe videot të njerëzve duke jetuar në rrugë si dhe idenë ta bëjmë shtëpinë tonë, ndërrova mendje”, shtoi ajo.

Pothuajse të gjitha punimet i kanë kryer pa ndihmën e dikujt nga jashtë, e fotografitë dhe videot e rinovimit i publikuan në rrjetet sociale. /Telegrafi/