LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për vlerësimin e aktakuzës për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit

Anulohet seanca për vlerësimin e aktakuzës për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit

Këshilli për vlerësim të aktakuzës që merret me akuzat lidhur me lëndën “Organizimi i ngjarjeve të 27 prillit 2017” me kërkesë të mbrojtjes, sot e shtyu mbledhjen e caktuar dhe mbrojtjes i lejoi kontroll të tërë materialit dëshmues.

“Mbrojtja theksoi se Prokuroria deri më tani gjatë procedurës nuk ka lejuar kontroll në të gjitha shkresat e lëndës me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të palëve, Gjykata në pajtueshmëri me mbrojtjen më 11 nëntor lejoi gjatë tërë ditës të kryejnë kontroll në shkresa. Duke pasur parasysh se as prokurori, as mbrojtja nuk munden më herët të marrin pjesë në termine të cilat u ishin ofruar nga këshilli, mbledhja për vlerësim të aktakuzës është caktuar për më 06.12.2019”, njoftuan nga Gjykata Penale Shkup.


Më tej ata shtojnë se, në kërkesën e sotme të mbrojtjes për prani të publikut në mbledhje, Këshilli i njoftoi palët se, edhe pse nga caktimi paraprak, deri më tani askush nuk është drejtuar me kërkesë për prani të publikut në mbledhjen konkrete dhe Këshilli nuk ka sjellur vendim për përjashtim të publikut, ndërsa pas marrjes së kërkesës konkrete Këshilli plotësisht do të deklarohet, duke pasur parasysh se mbledhja e sotme ishte shtyrë.

“Paraprakisht, siç disa herë deri më tani përmes kumtesave dhe konferencave me gazetarët Gjykata njoftoi se mbrojtja në lëndën konkrete parashtroi kërkesë për përjashtim të të gjithë gjykatësve tek të cilët në pajtim me sistemin AKMIS ishte shpërndarë akti, sepse të njëjtit kishin marrë pjesë në procedura të tjera lidhur me ngjarjen penale – juridike. Duke pasur parasysh të ishin përmbushur kushtet nga LPP, kërkesat ishin fuqizuar dhe ishin përjashtuar 8 nga 9 gjykatësit në Sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend të dyshuar janë Nikolla Gruevski, Trajko Veljanovski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Vlladimir Atanasovski dhe Nikolla Boshkovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori