LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca e sotme për rastin “Monstra”

Anulohet seanca e sotme për rastin “Monstra”

Seanca e sotme e rastit “Monstra” është anuluar, përshkak të mungesës së njërit prej anëtareve të Këshillit Gjyqësor, njofton Shenja.

Shkak për mungesën e saj është rasti i vdekjes së një anëtari të afërt të familjes së ngushtë të saj.


Siç deklaroi gjykatësi i lëndës Ognen Stavrev ka mundësi ligjore për caktimin e një anëtari te ri, mirëpo në qoftë se shkohet përmes kësaj procedure, do duhet që lënda të nisë prej fillimi, që siç shtoi nuk është mirë për këtë lëndë. Seanca e ardhshme është caktuar për më 27 nëntor.

Rasti “Monstra” është në fazë të leximit të 130.000 SMS dhe transkripteve, të propozuara nga prokuroria. “Monstra” ka ndodhur më 12 prill 2012.