LAJMI I FUNDIT:

Anulohet procesi i rekrutimit për drejtor menaxhues të AKP-së – shpallet konkurs i ri

Anulohet procesi i rekrutimit për drejtor menaxhues të AKP-së – shpallet konkurs i ri

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se bordi i kësaj agjencie ka anuluar procedurën e rekrutimit për postin e drejtorit menaxhues dhe të rishpall konkursin për këtë pozitë.

Në njoftim thuhet se “Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pas shqyrtimit të Raportit përfundimtar të komisionit të pranimit për procesin e rekrutimit për pozitën e drejtorit menaxhues të Agjencisë ku në rrethin e ngushtë ishin dy kandidatë, vendosi që të anuloj procedurën e rekrutimit dhe të rishpallë konkursin për drejtor menaxhues të AKP-së”.


“Bordi e mori këtë vendim që të rishpallë konkursin me qëllim që procesi i ardhshëm i konkursit të sjellë një numër më të madh të kandidatëve dhe të rrisë konkurrencën edhe jashtë shërbimit civil, që do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në këtë proces të rëndësishëm”, njofton AKP, transmeton Telegrafi.

Agjencia Kosovare e Privatizimit tash 6 muaj pa drejtor, konkursi u pezullua shkaku i ankesave
Lexo po ashtu Agjencia Kosovare e Privatizimit tash 6 muaj pa drejtor, konkursi u pezullua shkaku i ankesave

Më 27 shtator të vitit të kaluar, Valon Tolaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit Menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e tek më 14 janar kjo agjenci kishte hapur konkurs për këtë pozitë.
Pas dorëheqjes së Tolajt, udhëheqësja e kësaj Agjencie ka mbetur në duart e Avni Jasharit, i cili e mban pozitën zëvendësdrejtor menaxhues.
Planet e Qeverisë Kurti janë për shuarjen në tërësi të këtij institucioni për të pasuar nga fondi sovran baza ligjore e të cilit është duke u përgatitur. /Telegrafi/