LAJMI I FUNDIT:

Anulohet Geneva Motor Show vetëm katër ditë para se të fillojë

Anulohet Geneva Motor Show vetëm katër ditë para se të fillojë

Ndalesa e qeverisë për zhvillimin e aktiviteteve që përfshijnë shumë njerëz, do të thotë se organizatorët e Geneva Motor Show duhet ta anulojnë këtë panair të veturave apo ta shtyjnë për më vonë

Geneva Motor Show që është paraparë të fillojë më tre mars, është anuluar vetëm katër ditë para se të fillojë megjithëse gjithçka është gati që ky aktivitet t’i hapë dyert për vizitorë, transmeton Telegrafi.


“Ndalohet çdo aktivitet publik, ku pritet të marrin pjesë mbi 1,000 pjesëmarrës. Ndalesa qëndron në fuqi deri më 15 mars”, është urdhri që u dha nga autoritetet e shëndetësisë në Zvicër.

Meqenëse në këtë panair që zhvillohet në Gjenevë mblidhen mbi 500 mijë vizitorë për çdo vit, organizatorëve nuk iu mbeti asgjë tjetër, pos ta anulojnë.

“Prioriteti kryesor i Këshillit Federal, është mirëqenia dhe shëndeti i banorëve, ndërsa në një kohë kur coronavirusi është duke u përhapur në masë të madhe, preventiva kryesore është ndalimi i grumbullimit në njerëzve në masë të madhe”, thuhet në deklaratën e qeverisë zvicerane.

Gjatë këtij aktiviteti është paraparë të prezantohet Porsche 911 Turbo, Bentley Bacalar dhe një Bugatti i ri misterioz, andaj të mos thuhet se është një zhvillim jo shumë i rrëndësishëm, do të ishte nënvlerësim.

Deri më tani, organizatorët kanë thënë se është anuluar, por se mund të zhvillohet në një të ardhme të afërt, kur gjithçka të kthehet në normalitet. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

Auto
Kalo në kategori