LAJMI I FUNDIT:

Anulohet festimi i Vitit të Ri në Shkup, mjetet do të dhurohen

Anulohet festimi i Vitit të Ri në Shkup, mjetet do të dhurohen

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në seancën e sotme të Këshillit të Bashkisë informoi se anulohet festimi i Vitit të Ri 2018, ndërsa mjetet të cilat janë planifikuar për organizimin do të dhurohen në Klinikën për Sëmundjen e Mushkërive.

Në diskutimin për masat e para për ndotjen e ajrit, Shilegov theksoi se duke ndjekur rekomandimet të mos mbahen takime në ambient të hapur, është njëra nga arsyet për anulimin e festimit të Vitit të Ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Do ta ftoj sponsorin kryesor që të bëjmë hapa që ata mjete të përfundojnë atje ku është më shumë e nevojshme”, tha Shilegov.

Kjo është hera e dytë për anulimin e festimit të Vitit të Ri, pasi vitin e kaluar vendim të njëjtë solli edhe kryetari i atëhershëm i Bashkisë, Koce Trajanovski./Telegrafi/