LAJMI I FUNDIT:

Anulohen seancat e caktuara nëpër gjykata në ditët e festave zyrtare

Anulohen seancat e caktuara nëpër gjykata në ditët e festave zyrtare

Janë anuluar të gjitha seancat e caktuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe gjykatat tjera për ditën e hënë dhe të martë, ditë këto që sipas kalendarit janë ditë të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.

Lajmin se në këto dy ditë nuk do të punohet nëpër gjykata e ka konfirmuar kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Ndryshe, për ditën e martë ishin caktuar edhe seanca në raste të korrupsionit si rasti ndaj Ismet Halitit, i cili bashkë me Skender Canollin po akuzohen se në cilësi të personave zyrtar në Komunën e Prishtinës i kishin mundësuar H.V përfitim nga ndërtimet pa leje.


Po ashtu, të martën pra me 11 prill është caktuar edhe rasti “Subvencionet 1”, rast ky mediatik.

Në ueb- faqen e Gjykatës Themelore në Prishtinës, në orarin e seancave janë të evidentuara disa seanca gjyqësore, në departamente dhe divizione të ndryshme.

Sipas kalendarit të festave zyrtare, 10 prilli (e hënë- Dita e Kushtetutës) dhe 11 prill (e martë-Pashkët Katolike) janë festa zyrtare në Republikën e Kosovës. Dita e Kushtetutës është më 9 prill, ndërsa Pashkët më 10 prill, mirëpo, sipas Ligjit për festat zyrtare, kur dita e pushimit bie në ditë vikendi zëvendësohet pushimi në një ditë të javës.

Betimi për Drejtësi ka kontaktuar me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, gjyqtaren Shpresa Emra, e cila ka thënë se kanë qenë të njoftuar se këto ditë janë festa zyrtare. Megjithatë, e njëjta nuk ka qenë e sigurt nëse gjyqtarët kanë caktuar seanca duke thënë se janë 36 gjyqtarë në këtë gjykatë.

Përjashtim nuk bënë as Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila po ashtu ka të caktuara seanca për këto ditë të festave zyrtare.

Betimi për Drejtësi ka provuar ta kontaktojë nënkryetarin e kësaj gjykate, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërsa, nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mirlinda Bytyqi Rexhepi ka thënë se seancat e caktuar janë caktuar për shkak se nuk e kanë ditur që janë ditë pushim.

“Janë caktuar sepse nuk e kemi ditur qe është pushim se po punojmë me fletore te avokatëve, mirëpo ato seanca janë anuluar dhe janë njoftuar palët”, tha nënkryetarja e kësaj gjykate.

Pos Ditës së Kushtetutës dhe festës së Pashkëve, deri në fund të vitit janë edhe pesë ditë tjera pushim.

Në trend Lajme

Më shumë
Uroi pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “at themeltar”, Grenell ofendohet nga serbët në rrjetin social

Uroi pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “at themeltar”, Grenell ofendohet nga serbët në rrjetin social "X"

Lajme
Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Lajme
“U hap kutia e Pandorës

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Aksident i rëndë në Klinë: Nëntë të lënduar, mes tyre dy fëmijë

Aksident i rëndë në Klinë: Nëntë të lënduar, mes tyre dy fëmijë

Kronika e Zezë
“Në letër shkruante ‘a t’i tregoj babit’

“Në letër shkruante ‘a t’i tregoj babit’": Flasin prindërit e 16 vjeçares që u vetëvra në Gjirokastër

Lajme
Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës

Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës

Lajme
Kalo në kategori