LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i tenderit milionësh, çfarë do të ndodhë me jelekët antiplumb të policisë?

Anulimi i tenderit milionësh, çfarë do të ndodhë me jelekët antiplumb të policisë?
Foto ilustruese

As pas dy vitesh prej kur është hapur tenderi, Policia e Kosovës nuk ka arritur të pajiset me jelekë antiplumb të rinj.

Arsyetimet kanë qenë të ndryshme e telashet gjatë rrugës të mëdha.


Mungesa e bordit të OSHP-së, ankesat e kompanive që nuk janë përzgjedhur e rikthimi në rivlerësim i ka lënë zyrtarët policorë me antiplumbat që kanë afat të skaduar.

Tenderi prej 3 milionë e 799 mijë eurosh u anulua nga Gjykata e Tenderëve për disa shkelje të Ligjit të Prokurimit.

Fajtori kryesor për këtë situatë është qeveria, sipas vlerësimit të ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Valdet Hoxha.

“Mospajisja e zyrtarëve policorë në këtë kohë delikate me një mjet shumë të ndjeshëm siç është antiplumbi, tregon në radhë të parë një mospërgjegjësi direkte të qeverisë, në dy aspekte, së pari mosfunksionalizimin në kohë të organit shqyrtues të prokurimit, dhe nën dy mosplanifikimin e duhur të procedurave të ndjeshme të tenderimit nga Policia e Kosovës decidivisht Ministria e Punëve të Brendshme”, ka deklaruar Valdet Hoxha.

Teksa njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ngreh dyshimet se me tenderin është tentuar të manipulohet përmes kompanive, me ç’rast procedurat janë kthyer në pikën zero.

“Kjo po e dëshmon faktin dhe argumentin që në kuadër të këtij tenderi kemi të bëjmë me elemente kriminale sepse fituesi është anuluar duke manipuluar me materiale përkatëse dhe më pastaj nga vendimi i OPSH-së, është bërë një rivlerësim dhe sërish është kthyer te operatori i parë që ka fituar tenderin, duhet pasur parasysh se jemi duke folur për diçka esenciale siç janë jelekët antiplumb që janë të domosdoshëm, jetikë”, ka theksuar Drizan Shala.

Policia e Kosovës në vitin 2021 kishte planifikuar që të blejë 600 copë jelekë antiplumb të brendshëm, 2 mijë e 300 antiplumb të jashtëm dhe 350 antiplumba taktik për Njësi Speciale. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori