Sëmundja e antraksit duket se është përhapur në Shqipëri. Infektimi i katër banorëve në Përmet dhe Gjirokastër si dhe një tjetër i dyshuar në Elbasan, ka alarmuar autoritetet shëndetësore.
Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik janë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët e tyre në terren me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës.
“Janë katër raste të shtuar në spital, 3 nga Përmeti dhe 1 nga Gjirokastra, të cilat janë klinikisht me antraks, por nuk janë vërtetuar ende në mënyrë laboratorike”, shprehet Silva Bino.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP, Silva Bino thotë se kjo situatë është krijuar për shkak të mos vaksinimit në kohë të kafshëve në këto zona.
“Antraksi përhapet nga kafsha tek njeriu dhe të gjithë këta të prekur kanë ardhur si pasojë e mosvaksinimit të kafshëve, apo problemeve me vaksinimin. Tani ka filluar, por do të ishte mirë të bëhej paraprakisht”, shton Bino.
Ndonëse tanimë janë angazhuar të gjitha strukturat për marrjen e masave, Bino ka një apel për banorët e zonës si dhe për shërbimin veterinar.
“I bëj thirrje banorëve që të mos konsumojnë mish nga kafshë të dyshuara se janë prekur dhe shërbimi veterinar të marrë masat për groposjen e kafshëve”, apelon Silva Bino. /Shqiptarja.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251