LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni pranoi ankesën e OBRM-PDUKM-së: “Fondet për OJQ-të në kundërshtim me ligjin”

Antikorrupsioni pranoi ankesën e OBRM-PDUKM-së: “Fondet për OJQ-të në kundërshtim me ligjin”

Qeveria ka shkelë rregullat e zgjedhjeve, kur transferoi para nga buxheti në llogaritë e OJQ-ve. Komisioni në bazë ankesës së OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, konstatoi se ndihma financiare që ishte menduar për projekte që lidhen me tejkalimin e krizës nga Covid-19, në vlerë prej 500 mijë euro, nuk duhet të ishte paguar në periudhën parazgjedhore.

Zyrtarët e antikorrupsionit do të paraqesin nismë pranë KSHZ-së, për ngritje të përgjegjësisë para gjykatës kompetente.


“Duke pas parasysh se në kontratë është caktuar se pagesa duhet të bëhet në afat prej 30 ditëve, ndërsa kontratat janë lidhur më 19 qershor, do të thotë se pagesa ka mundur të bëhet edhe pas zgjedhjeve, përkatësisht pas 15 korrikut. Shikuar nga ky aspekt dhe duke u thirrur në ndalesat që dalin nga Kodi Zgjedhor, ne e pranojmë ankesën”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit kundër korrupsionit.

Nga Qeveria thonë se kanë punuar sipas programit dhe masave për ndihmë për shkak të Kovid 19. Dhe se konstatimet se nuk i është kushtuar kohë e mjaftueshme filtrimit të aplikacioneve për marrjen e ndihmës nga shteti, janë paushalle. Përfaqësuesi i Sekretariatit të përgjithshëm në seancën e sotme nuk tregoi pse paratë janë lëshuar tani dhe nuk është pritur të kalojnë zgjedhjet.

“Bëhet fjalë për proces transparent dhe inkluziv që t’u ndihmohet organizatave civile në këto momente të vështira të vazhdojnë me aktivitetet e tyre, për t’i ndihmuar grupet e rrezikuara. Dhe për këtë konsideroj që ankesa është e pabazë”, u shpreh Suzana Nikodijeviq Filipovska- sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë.

Informacionet fillestare janë se mesatarisht 40 organizata civile kanë marrë nga dhjetëra mijëra euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori