LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni ende e shqyrton rastin “Topolki”

Antikorrupsioni ende e shqyrton rastin “Topolki”

Komisioni i Antikorrupsionit siguroi një numër të madh të dokumenteve që lidhen me rastin Topolki, ku hetohet sesi firma ku drejtor është vëllai i zv. kryeministrit Koço Angjushev mori tokë shtetërore për të ndërtuar hidrocentral. Anëtari i Komisionit Anti-Korrupsionit, Nuri Bajrami tha për Alsat, se janë kontrolluar dosje dhe dokumente që nga viti 2014, por detajet do të shpalosen në seancë publike.

Në rastin konkret, kemi mbledhur dokumentacione dhe gjatë shqyrtimit të tyre ndodhë që të kërkojmë edhe detaje të tjera për arsye se për ta zbuluar konfliktin e interesit apo keqpërdorimet, duhet të rishikojmë edhe hapat në procedurë, të cilat kanë të bëjnë me dispozitat e ligjit të atëhershëm për pengimin e konfliktit të interesave. Për procedurat e hidrocentraleve që vazhdojnë akoma edhe dispozitat e ligjit të ri. Për momentin nuk mund të zbulojmë detaje që janë në përpunim”-tha Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit.


Nga ana tjetër në një intervistë për Makfaks, kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, konfirmoi se zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev është ftuar për bisedë. Por Ivanovska nuk shpalosi detaje nëse ka dyshime për korrupsion ose për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Puna në këtë lëndë është ka fundi. Gjatë shqyrtimit kishim bisedë edhe me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, me qëllim që ti shohim të gjitha rrethanat që janë rreth rastit dhe shumë shpejtë ne do dalim me qëndrimet tona”-pohoi Biljana Ivanoska, kryetare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit.

Paraprakisht Alsat kërkoi qëndrim edhe nga ish anëtarët e Antikorrupsionit të cilët vlerësojnë se Qeveria patjetër duhet më hollësisht ta kontrollojë dokumentacionin e kompanisë që ka konkurruar për koncesion për hidrocentralin Topolki. Para thuajse tre muajve Qeveria mori vendim dhe me qira i dha 32 parcela me sipërfaqe prej mbi 9 mijë metra katror për ndërtimin e hidrocentralit të kompanisë Topolki. Me kompaninë Topolki udhëheq Todor Angjushev, vëllai i zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev, ndërsa pronare është kompania Hidro Holding. Bashkëpronar i kompanisë Topolki është edhe kompania Fero Invest ku pronarë janë Koço dhe Todor Angjushev dhe një person tjetër. Alsat rreth kësaj teme publikoi disa tekste, ndërsa përgjigja e Qeverisë përmes një sërë përgënjeshtrimesh ishte se i gjithë procesi është zhvilluar në mënyrë ligjore./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori