LAJMI I FUNDIT:

“Antikorrupsioni dhe Prokuroria të nisin procedurë për marrjen e tenderit nga Kiosku” (Video)

“Antikorrupsioni dhe Prokuroria të nisin procedurë për marrjen e tenderit nga Kiosku” (Video)

Komisioni kundër korrupsionit dhe Prokuroria Publike kanë bazë për të nisur hetim për mënyrën në të cilën firma tregtare “TDS Kioski” nga Tetova e fitoi tenderin për analizën e Marrëveshjes së Ohrit. Për ish anëtarin e Komisionit kundër korrupsionit, Arif Musa është e pakuptimtë që një firmë tregtare të merr tender për të bërë studime. Ai thotë se është më skandaloze janë shkeljet ligjore gjatë ndarjes së tenderit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me rastin në fjalë ende nuk ka informacione nëse Prokuroria ka nisur hetime. Alsat M prej ditësh ka informuar për mënyrën në të cilën firma tregtare “Kioski” nga Tetova fitoi tenderin për ti bërë analizë zbatimit të të Marrëveshjes Kornizë. Në dokumentacionin me të cilin ka konkuruar, qëndron emri “TDS Kioski”, ndërsa në reagimin e kompanisë tregtare thuhet se ka një degë me emrin “Advertajzing” përmes së cilës e ka fituar tenderin.


Por sipas dokumenteve deri tek të cilët arriti televizioni Alsat-M, shihet se kontrata është lidhur më 21 nëntor, ndërsa dega është e regjistruar në Regjistrin qendror 11 ditë më vonë, apo në 2 dhjetor. Nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dje thanë se firma tregtare “Kioski” i plotëson kushtet për projekte të tilla dhe se para kësaj ka bashkëpunuar me institucione të ndryshme shtetërore për përgatitjen e fushatave, studimeve dhe analizave, por nuk treguan asnjë dokument. Edhe pse nga kompania e Tetovës pohojnë se kanë realizuar projekte të ndryshme përmes byrosë për furnizime publike në ueb faqen e këtij institucione përveç kontratës së lidhur me Sekretariatin nuk ka asnjë informacion për analiza tjera.

Është e pasigurt nëse dega e kompanisë do të përmbushë deri në afatin ligjor më 21 janar obligimet e marra për analizën e marrëveshjes së ohrit, sepse përveç përpunimit të studimit, ështe e obliguar të organizojë edhe një konferencë ndërkombëtare, 6 konferenca rajonale dhe të bëjë hulumtim të mendimit publik në nivel kombëtar dhe strategji për afirmim të marrëveshjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori