Eddie Hearn ka zbuluar se ka marrëveshje me tri boksier që do të mund të jenë kundërshtar të Tyson Furyt.

Ky i fundit do të duhet të plotësojë një kusht për tu përballur me boksierin britanik, kampionin e disa versioneve Anthony Joshuas.


Promotori ka pohuar se Joshua ka pranuar të ballafaqohet me Furyn nëse mbi 50 për qind e fitimeve i takojnë Anthonyt.

jo

"Duket pothuajse e pashmangshme që ne do ta shohim atë të kthehet në boks, e cila gjë është shumë e madhe. Ai dëshiron shumë më shumë se një ndarje 50/50. Ai më ka thënë tashmë dhe sigurisht që do të mbetej në mendjen e të gjithëve nëse do të ndodh dueli", tha Hearn.

Joshua para disa muajve fitoi titullin e kampionit të botës në peshat e rënda pasi triumfoi me një "knock-out" teknik, tashmë pensionistit Wladimir Klitschkos.

Ndryshe, Anthony deri më tani nuk e ka zgjedhur kundërshtarin e radhës ani pse janë përmendur disa emra. /Telegrafi/

telegrafi sport app