Anthony Joshua dhe Jarrell 'Big Baby' Miller arrijnë marrëveshje për kushtet, meçi me gjasë do të zhvillohet në New York

Anthony Joshua ka rënë dakord që të luftojë me Jarrell 'Big Baby' Miller në New Jork.
Kampioni botëror i peshave të rënda është i vendosur që ta bëjë debutimin e tij të shumëpritur në SHBA me 1 ose 8 qershor.
Joshua do t'i mbrojë titujt e tij kundër amerikanit në Madison Square Garden, shkruan Fox Sports.

Eddie Hearn kohët e fundit e ka pranuar se data e prillit në Wembley mund të shtyhen.
Dhe tani duket sikur është zëvendësuar stadiumi me një natë nën dritat e 'Mekës të boksit'.
Ishte pritur së fundmi një ndeshje me britanikun tjetër, Dillian Whyte, për në maj ose qershor, por as ky mec nuk do të ndodh dhe këtë e ka konfirmuar Hearn për Sky Sports.

"Me Jarrell Miller është mundësia në fillim të qershorit në MSG [Madison Square Garden, Las Vegas", kishte thënë Hearn. /Telegrafi/



















































