LAJMI I FUNDIT:

Anthony Fauci: Arritja e imunitetit të tufës do të shkaktonte shumë vuajtje dhe vdekje në SHBA

Anthony Fauci: Arritja e imunitetit të tufës do të shkaktonte shumë vuajtje dhe vdekje në SHBA

Infektologu amerikan Anthony Fauci ka thënë se arritja e imunitetit natyral të tufës në Shtetet e Bashkuara, do të nënkuptonte “shumë vuajtje dhe vdekje” dhe kjo sipas tij do të ishte e papranueshme, shkruan CNN.

“Kemi vetëm 10 për qind apo diçka më shumë banorë, që tashmë janë infektuar dhe 225 mijë tjerë që kanë humbur jetën nga COVID-19. Nëse dëshironi të fitoni imunitetin për 75 për qind, do të shihni se do të ketë shumë të vdekur”, ka shtuar Fauci, transmeton Telegrafi.


Sipas tij alternativa e vetme për t’u mbrojtur mbetet vaksina, dhe ata persona që tashmë janë infektuar dhe aktualisht nuk mund të paraqesin ndonjë rrezik.

“Kjo është arsyeja pse vaksina është aq shumë e rëndësishme dhe rruga më e sigurtë drejt imunitetit të tufës”, ka shtuar eksperti amerikan.

Ai ka folur edhe për shpërndarjen e baraspeshuar të vaksinës. Fillimisht do ta marrin punonjësit shëndetësor, personat e punësuar në agjenci të rëndësishme dhe ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori