LAJMI I FUNDIT:

Antalya ju pret në shtator me çmime më të lira me Eurokohën

Antalya ju pret në shtator me çmime më të lira me Eurokohën

Shtatori me Eurokohën për pushime në Antalya nis nga 635 € për person

Për shumë persona shtatori është muaji më i mirë për pushime, të gjithë ata që pushojnë gjatë muajit shtator në Antalya janë ndarë të kënaqur si me çmimet, ashtu edhe me klimën e përshtatshme.

Për këtë kompania Eurokoha, si lidere në Kosovë në fushën e aviacionit dhe turizmit, ka përgatitur oferta speciale për ata që duan të kalojnë pushimet e tyre në Antalya të Turqisë, duke përfituar edhe nga zbritja e madhe.

Përveç çmimeve, temperatura mesatare në Antalya në muajin shtator kalon mbi 32 gradë Celsius, kjo e bën që pushimi juaj të jetë edhe më i përshtatshëm gjatë qëndrimit në plazh.

Pushuesit gjatë muajit shtator në Antalya mund të shohin pak reshje, relativisht më pak turistë krahasuar me korrikun dhe gushtin, por edhe më pak njerëz në hotele dhe restauronte, saqë vërtet do të jetë një pushim plot relaks.

Festivali i Antalyas zhvillohet në shtator, kështu që do të shihni shumë histori dhe kulturë nëpër rrugët e Antalyas. Do të shihni ushqim në rrugë në çdo cep dhe shumë shfaqje të vallëzimit dhe këndimit nga artistë lokal. Me fjalë të tjera, është koha e festës dhe ju do t’i bashkoheni vetë argëtimit.

Me Eurokohën, shtatori nis nga 635 € për person për pushime në Antalya.

Për më shumë informata na kontaktoni në 038 235 235 ose ne zyrat tona te Qafa, te Hoteli Grand dhe Swiss Diamond.

Eurokoha gjatë kësaj vere, përveç me oferta dhe çmime speciale, ka shpërblyer shumë qytetarë me pushime në Turqi. E fundit që ka fituar një pushim çift një javorë në Antalya është Shqiponjë Dreshaj, e cila këto ditë ka tërhequr shpërblimin e saj nga loja në rrjetet tona sociale.

Përveç kësaj, Eurokoha do të organizojë loja tjera shpërblyes,e ku do të marrin pjesë edhe dispora për të fituar udhëtime falas drejt vendlindjes. Na ndiqni në rrjetet tona sociale për shumë risi të tjera që do të sjellë EUROKOHA.