LAJMI I FUNDIT:

Ansamblet “Agimi” e “Rugova” me status të veçantë ligjor

Ansamblet “Agimi” e “Rugova” me status të veçantë ligjor

Shoqëria Kulturore-Artistike “Agimi” nga Prizreni dhe Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” nga Peja, do të kenë status të merituar në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-164 – sikurse ai për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe ansamblet e tjera, bën të ditur MKRS përmes një komunikate për media.

“Kjo iniciativë është në kuadër të prioriteteve të mia për avancimin e kornizës ligjore”, citohet ministri Kujtim Gashi.


Në MKRS tashmë kemi filluar të angazhojmë një grup punues për koncept-dokumentin që, si procedurë, do të jetë hapi i parë për plotësim – ndryshimin e Ligjit. Në këtë grup do të jenë anëtarë edhe nga një përfaqësues i këtyre dy shoqërive kulturore. /Telegrafi/