LAJMI I FUNDIT:

ANP ‘Adem Jashari’: Fluturimet e planifikuara do të realizohen në kohë

ANP ‘Adem Jashari’: Fluturimet e planifikuara do të realizohen në kohë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar nga sindikalistët, të gjitha fluturimet e planifikuara në datat 19, 20 dhe 21 gusht do të realizohen në kohë.

Punëtorët e ANP “Adem Jashari” kanë vendosur që të hyjnë në grevë treditore.


“Njoftojmë të gjithë udhëtarët se të gjitha fluturimet e datës 19,20 dhe 21 Gusht 2019, do të realizohen me kohë dhe sipas planit”, ka shkruar në Facebook, zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Sindikata përmes një njoftimi ka paralajmëruar se do të mbajnë grevë treditore, ku dy ditë greva do të jetë një përkatësisht dy orëshe, ndërsa një ditë do të jetë gjithëditore.

Sipas tyre, menaxhmenti i ANP-së nuk i ka ftuar për dialog dhe në grevë do të marrin pjesë të gjithë punëtorët e shërbimeve që nuk janë të rëndësisë jetike.

Sindikata e ANP 'Adem Jashari' paralajmëron grevë treditore
Lexo po ashtu Sindikata e ANP 'Adem Jashari' paralajmëron grevë treditore

“Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta drejtuar menaxhmentit të Aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga ana e menaxhmentit për të dialoguar. Ne kemi shterur të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialog”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Telegrafi/