LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e ANP ‘Adem Jashari’ paralajmëron grevë treditore

Sindikata e ANP ‘Adem Jashari’ paralajmëron grevë treditore

Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë paralajmëruar se do të mbajnë grevë treditore, ku dy ditë greva do të jetë një përkatësisht dy orëshe, ndërsa një ditë do të jetë gjithëditore.

Sipas sindikatës, menaxhmenti i ANP-së nuk i ka ftuar për dialog dhe në grevë do të marrin pjesë të gjithë punëtorët e shërbimeve që nuk janë të rëndësisë jetike.

“Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta drejtuar menaxhmentit të Aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga ana e menaxhmentit për të dialoguar. Ne kemi shterur të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialog”, thuhet në njoftimin e sindikatës, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i plotë i Sindikatës së ANP “Adem Jashari”

Ju njoftojm se pas shume perpjekjeve dhe kerkesave te shumta drejtuar menagjmentit te aeroportit per te dialoguar dhe per t’i zgjidhur qeshtjet tona ne menyre paqesore deri me tani nuk kemi pranuar ndonje ftese apo gatishmeri nga ana e menagjmentit per te dialoguar. Ne kemi shterrur te gjitha menyrat dhe mundesite paqesore per dialog.

Punetoret jane te vendosur ne kerkesat e tyre per cka edhe kane vendosur permes delegateve te tyre te shkojne ne greve, siq kemi paralajmeruar ne protesten paqesore te mbajtur javen e kaluar me daten 08.08.2019 se me daten 19.08.2019 do te kemi greve nje oreshe duke filluar prej ores 08.00h deri ne oren 09.00h sipas kohes lokale dhe me date 20.08.2019 greve dy oreshe duke filluar prej ores 08.00h deri ne oren 10.00h si dhe me daten 21 do mbajme greve gjitheditore.

Ne greve do te marrin pjese te gjithe punetoret e sherbimeve qe nuk jane te rendesise jetike dhe ftojme menagjmentin qe te koordinohet me sindikate per te caktuar minimumin e sherbimeve ne menyre qe te garantohet siguria dhe te evitohet cfardo rrezikimi i jetes dhe sigurise.Greva do nderpritet nese vije deri te ndonje rasti emergjence e paparashikuar.

Poashtu ftojme menagjmentin qe te hape dyert per dialog me sindikaten ne menyre qe greva te ndalohet.

Ne e dijme se tani eshte nje fluks i madh i bashkeatdhetareve tane qe fluturojne permes aeroportit Adem Jashari te cileve ju kerkojme falje per keto zhvillime te cilat po ndodhin jo me fajin tone. /Telegrafi/