Në ceremoninë e mbajtur nga “Peer Awards for Excellence” në Londër të Britanisë së Madhe, Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës i është ndarë çmimi për Biznes të Përgjegjshëm për ndikimin e kompanisë në shoqërinë e vendit ku operon.
Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së ambientit duke përfshirë zvogëlimin e emetimit të dyoksidit të karbonit, trajtimin e ujërave dhe mbetjeve, proceset transparente të rekrutimit, shërbimet e reja me ndikim në rritjen e kënaqshmërisë së udhëtarëve si “Airport Helper”, si dhe zbatimi i sistemeve më të avancuara të sigurisë dhe i atyre për trajtimin e aeroplanëve dhe udhëtarëve, kanë qenë pikat e vlerësuara nga juria që e kanë vendosur ANP “Adem Jashari” në listën e kompanive më të përgjegjshme ndaj shoqërisë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë për disa vite qëndron në listën e aeroporteve me performancën më të lartë në Evropë, me ç’rast ka pranuar dhjetëra çmime për efikasitet në operime dhe përgjegjësi korporatave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251