LAJMI I FUNDIT:

ANKUESI I PASTREHË

ANKUESI I PASTREHË

Poezi nga: Allen Ginsberg
Përktheu: Fadil Bajraj

Më fal miko, nuk e pata ndërmend të të bezdis
por jam kthyer nga Vietnami
ku kam vrarë shumë burra vietnamezë
dhe nja disa gra
dhe s’mund ta duroja dhembjen
dhe m’ka mbetur një shprehi nga frika
e jam rehabilituar dhe jam i pastër
por nuk kam vend për të fjetur
dhe nuk di se ç’të bëj
me veten time në këtë çast


Më vjen keq miko, nuk e pata ndërmend të të bezdis
por është ftohtë në rrugicë
e zemra s’ma duron vetminë
dhe jam i pastër, por jetën e kam lesh e li
në Avenynë e Tretë
rruga E. Houston
në qoshe ishull komunikacioni nën një dritë të kuqe
duke fshirë erëmbrojtës me një leckë të pistë