“Kam lindur në një vend të vogël, qesharak, ku origjinaliteti dhe pavarësia shikoheshin me dyshim“. Kështu aktori i njohur holandez, Rutger Hauer, e përshkruan provincën e mbërthyer nga mendimi uniform ku njerëzit flasin dhe mendojnë njësoj; ku e reja pritet me dyshim; ku nuk duhet të jesh vetvetja; ku duhet të jesh si të do shumica; ku nuk duhet të ndryshosh; ku duhet të mbetesh përherë i njëjtë.
Është vështirë të jetosh aty ku njerëzit njihen mes tyre; ku humb kohë duke përsëritur gjërat e zakonshme; ku nuk ka qoshe për të folur me veten dhe as rrugë ku nuk të njeh askush.
Është e vështirë të jetosh aty ku koha ka ngrirë; ku tjetërsohesh çdo ditë; ku bëhesh pjesë e turmës; ku duhet të jesh ashtu siç nuk ke dashur që të jesh.
Është e vështirë të jetosh në vendin që t’i shuan mendimet rebele; që t’i ndrydh vullnetet; që të shkakton ankthe.
Është e vështirë të jetosh aty ku jetohet me ligjet e ngurta të traditës; ku jetën ta orientojnë të vdekurit; ku të lodh kodi i mirësjelljes; ku pleqtë vendosin për jetën e të rinjve.
Është e vështirë të jetosh aty ku ka pak kujtime dhe shumë klishe; ku ka humbur gjuha; ku lagjet, sheshet, vendet komunikojnë me britma e të shara; ku shumëkush flet me kompetencë të frikshme; ku shumëkush vetëshfajësohet; ku turpi merret si dobësi dhe heshtja si marrëzi.
Është e vështirë të jetosh aty ku gjatë gjithë jetës i sheh të njëjtat fytyra nëpër ekrane; ku flitet për të njëjtat kërkesa; ku bëhen zgjedhjet dhe zgjidhjet e njëjta.
Është e vështirë të jetosh aty ku flitet për të ardhmen e ndritur; ku jetohet në emër të së kaluarës dhe nën ankthin e frikës retrospektive.
Është e vështirë të jetosh në vendin që e mendojnë si qendër të botës edhe pse aty nuk ndodh asgjë.
Është vështirë të jetosh në botën mediokre, të çekët, që të shurdhon me refrene të mërzitshme; që t’i rrëfen muhabetet më të zakonshme; ku qeshet me barsoletat e moçme.
Është e vështirë të jetosh aty ku kundërmon krimi; ku flitet vetëm për kuzhinë, fitnes e shoping. Në botë estrade, zhurme, pagjuhësie. Me shumë nervozë dhe mungesë finese. Me parulla dhe mungesë kreativiteti. Me amatorë që flasin profesionalisht.
Është e vështirë të jetosh aty ku ka etiketa dhe nuk ka etikë; ku ka moralizime dhe mungesë morali; ku në emër të heroizmave lartësohen qyqarët.
Është e vështirë të jetosh në botën me shumë mjegull dhe mungesë qartësie; në botën me re kalimtare dhe mendime të gatshme.
Për të mbijetuar duhet të besosh se aty askujt nuk i detyrohesh për asgjë. Nuk ke përse t’i detyrohesh qytetërimit të mendjecektësisë dhe diktaturës së turmës, që janë të pranishme në shumë vende, qytete, metropole dhe jo vetëm në vendin e vogël dhe qesharak që e përmend Haueri. /Portalb/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit