LAJMI I FUNDIT:

Anketë e IHPQM-së, kryeson BDI-ja

Anketë e IHPQM-së, kryeson BDI-ja

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM), gjatë periudhës së kaluar gjashtë mujore, e ka ndjekur në vazhdimësi opinionin publik dhe ka realizuar hulumtim me tematikat rreth krizës politike, si dhe rejtingut të partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj ankete, BDI-ja ka 13.4%, Lëvizja Besa 10.2%, PDSH-ja 6.3%, LR-PDSH-ja 5%, RDK (Vesel Memedi) 1.3%, RDK (Fadil Zendeli) 1.9% dhe Uniteti 0.9%. Për shkak të modeli zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qëllim që të arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj paritve politike shqiptare.


Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1000 të anketuar, gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3%./Telegrafi/