LAJMI I FUNDIT:

Ankandi në Prishtinë, qytetarët të interesuar për veturat e OSBE-së (Video)

Ankandi në Prishtinë, qytetarët të interesuar për veturat e OSBE-së (Video)

Në periferi të Prishtinës është mbajtur ankandi i rregullt që mbahet nga shtëpia e vetme e ankandeve publike në vend.

Interesimi më i madh ishte për ish-makinat e OSBE-së edhe pse çmimi i tyre ishte 3,500 euro, njofton Klan Kosova.

Sikurse për makinat e shfrytëzuara nga OSBE-ja, interesim aq të madh nuk pati për artikuj të tjerë.

Shitja dhe blerja e gjësendeve të ndryshme në kësi forme në Kosovë aplikohet tash e pesë vjet.

Në këtë vend, mbahet çdo të dytën të shtunë.