LAJMI I FUNDIT:

Anita Haradinaj: Kur më vdiq nëna nuk qava, për Ramushin thash nuk mundem më

Anita Haradinaj: Kur më vdiq nëna nuk qava, për Ramushin thash nuk mundem më

Anita Haradinaj po konsideron të habitshëm rastin e zvarritjes së procesit të ndalimit të bashkëshortit të saj, kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Ajo madje ka rrëfyer momentin kur Haradinaj u ndalua në aeroport në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, përcjellë Klan Kosova.

Ajo shpjegon se zakonisht Haradinaj ndalohej nëpër aeroporte dhe e merrnin në pyetje për shkak të akt – akuzës mbi të, megjithatë ajo tregon se gjithnjë kishte kaluar pa probleme, përveç kësaj here në Francë.


Bashkëshortja e Haradinajt sapo është kthyer nga Franca dhe ajo shprehet se kreu i AAK-së është shumë mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Veç tjerash në një intervistë të realizuar në TV Klan, Anita po ashtu rrëfeu dhe momentin kur ndodhi arrestimi i Ramush Haradinajt, ku sipas saj tashmë është mësuar të menaxhojë dhimbjen.

”Ramushi po qëndron në shtëpinë e Konsullit në Strazburg dhe është në pritje që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë punën aty ku e ka lënë. Kosova këto ditë ka nevojë për një opozitë të fortë, të cilën Ramushi e ka menaxhuar shumë mirë”.

Por si ka ndryshuar jeta e Anitës këto kohë, që bashkëshorti i saj është larg familjes.

”Procesi i Hagës ka zgjatur 10 vite dhe gjithçka e kam bërë vetë… jam mësuar të funksionoj vetë, por nuk doja që të mësohem dhe doja t’i kurseja fëmijët nga ndjenja e keqe që mund t’i japë drejtësia, gjyqësori”.

”Mendoja se më ishin harxhuar lotët”.

”Kur humba time më nuk kam qarë fare dhe fillova që të shqetësohesha. Kur ndodhi kjo me Ramushin kaluan tre – katër ditë dhe një moment jam ulur dhe i kam thënë tim vëllai: nuk mundem më!”

Me profesion gazetare, Anita foli edhe për karrierën e saj 17 vite në këtë profesion, për bashkëjetesën me një politikan, ashtu sikurse edhe për dasmën e saj me të, në vitin 2003.

Anita Haradinaj ndau me publikun edhe pasionin e saj të veçantë për sportin.

Në fund, ajo pati edhe një mesazh inkurajues për gratë.

”Të jesh grua është diçka e madhe. Unë do të doja që të gjitha gratë t’i shihja të forta, me shumë vullnet për jetën dhe të fuqishme” ka përfunduar ajo në ”Rudina”, përcjellë Klan Kosova.

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Kalo në kategori