Anisa Veseli sjell fotografi përrallore nga festa e saj e ditëlindjes

Reperja e estradës, Anisa Veseli, ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të radhës.
Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj të shumtë.
Me rastin e ditëlindjes, ajo u kujdes që ndjekësve të saj në rrjetet sociale, t’iu servojë një set të ri fotografish.

Ajo ka pozuar në festën e saj me tullumbace, duke sjell poza atraktive për fansat e saj në Instagram.
E veshur me një fustan të zi të shkurtër, rep-artistja e estradës vuri mjaft mirë në pah linjat e saj të trupit, për të cilat është mjaft e komentuar nga fansat.

“Përrallë”, ka shkruar Anisa në mbishkrimin e këtyre fotografive, nga ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/01/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































