LAJMI I FUNDIT:

Anis Amri e ngiste kamionin që shkeli qytetarët në Berlin

Anis Amri e ngiste kamionin që shkeli qytetarët në Berlin

Policia gjermane ka njoftuar sot, se nga provat e testuara nga mjekësia-ligjore, është vërtetuar se Anis Amri kishte vozitur kamionin që mbyti 12 qytetarë në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe plagosi më shumë se 48 të tjerë.

Policia ka njoftuar se pas rezultateve të marra, si nga shenjat e gishtërinjve është vërtetuar se Anis Amri kishte rrëmbyer kamion për të kryer aktin terrorist, ndërsa edhe zyrtarisht ka hyrë fuqi sot urdhër arresti për terroristin tunizian, transmeton KosovaPress.


Policia ka bastisur disa lokalitete, ku kishte qëndruar më parë i dyshuari, por nuk kanë arritur të arrestojnë asnjë të dyshuar.

Ndërsa sot është rihapur tregu i Krishtlindjeve, që të hënën përjetoi tmerrin terrorist.