Pas informacioneve të mediave për qentë e shumtë endacak në Ohër, “Anima Mundi” kumtoi se shumë raste të vrasjes së qenve janë vërejtur, madje gjatë ditës.
“Të dhëna, fotografi dhe video incizime na vinë nga shumë qytetarë dhe turistë të tronditur dhe të frikësuar, të cilët janë përpjekur t’u ndihmojnë kafshëve, por nuk kanë arritur – kafshët kanë ngordhur duke u torturuar, ndërkaq helmi i shpërndarë gjithandej ka qenë aq i fuqishëm saqë është vdekjeprurës sapo kafshët t’i marrin erë”, thonë nga “Anima Mundi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo organizatë thonë se qentë endacak nuk janë fajtorë që janë në rrugë, por se ata vet janë viktima të pronarëve të papërgjegjshëm që i shumojnë dhe më pastaj i lënë.
“Anima Mundi” kërkon nga Komunat që posedojnë mjetet financiare që t’i sterilizojnë kafshët, t’i trajtojnë në mënyrë njerëzore, dhe sa më ashpër t’i dënojnë pronarët e papërgjegjshëm.
“Komunat janë të obliguara që ta ndalojnë dhe ta dënojnë dhunën ndaj kafshëve, helmimit masovik të kafshëve, e cila është e rrezikshme për të gjithë dhe ku sipas ligjit parashihet dënim me burg. A do të ndërmerret diçka që të kapet ky kryes, ashtu sikurse të gjithë ata që vrasin kafshë? Kërkojmë intervenim të menjëhershëm nga Komuna, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, si dhe nga MPB-ja, me qëllim që të vendoset fund këtij egërsimi nëpër rrugë, parqe dhe burg për personat që e keqpërdorin materie helmuese, kryejnë vepra kriminale, rrezikojnë rrezik të përgjithshëm ku njerëzit dhe kafshët mund të jenë kafshë”, thonë nga “Anima Mundi”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend