LAJMI I FUNDIT:

Anija transportuese për pak sa nuk e godet barkën e vogël me emigrantë, në sekondat e fundit ndërron drejtim (Video)

Anija transportuese për pak sa nuk e godet barkën e vogël me emigrantë, në sekondat e fundit ndërron drejtim (Video)

Një barkë e vogël që transportonte 11 emigrantë në Mesdhe, për pak sa nuk është goditur nga një anije gjigante transportuese që në momentet e fundit ndërroi drejtim.

Emigrantët janë shpëtuar pasi barka e tyre u fundos në ujë, pasi në momentet e fundit janë parë nga helikopteri i rojeve bregdetare të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Piloti i helikopterit kishte vërejtur barkën afër anijes transportuese që ishte mbushur me kontejnerë me mallra, e cila në shikim të parë dukej se do ta godiste, por pas sinjalit që i dha helikopteri ndërroi drejtim.


Ekuipazhi i helikopterit fillimisht është munduar të vë kontakt me kapitenin e anijes përmes  radiolidhjes, por nuk kishin pranuar kurrfarë përgjigje. Dhe duke parë se rrezikohej jeta e dhjetëra personave, përdorën dritën për ta paralajmëruar kapitenin për rrezikun.

Kështu në sekondat e fundit kapiteni ndërroi drejtim dhe emigrantët shpëtuan pa ndonjë lëndim. Videoja e publikuar më poshtë është filmuar nga helikopteri, ku shihen dallgët e mëdha të krijuara nga lëvizja e anijes transportuese që për pak sa nuk e fundosi menjëherë barkën e vogël./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Kalo në kategori