Anija italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, do të vizitojë portin e Durrësit më 9 dhe 10 prill.
Lajmi u bë i ditur nga Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale ku theksoi se “kjo anije do të jetë e hapur për vizitorët gjatë dy ditëve”.
“Anija Amerigo Vespucci apo “anija më e bukur në botë”, është simbol i krenarisë detare italiane. Në vijim të turit botëror, vizituar nga 43.330 persona në bordin e saj, e pasi ka prekur brigjet në të gjitha kontinentet, ndalesa e radhës do të jetë në Durrës”, thekson Sako.
Kryebashkiaja Sako fton qytetarët ta vizitojnë atë më 9-10 prill nga ora 14:00- 20:30, raporton ATSH.
Në kuadër të Giro d’Italia, ndalesa e “Amerigo Vespucci” në Durrës vjen dhe si një promovim i kulturës italiane në mbarë botën. Në bordin e anijes do të krijohet një ambient i veçantë, ku do të ekspozohet edhe Trofeu “Senza Fine”, i eventit sportiv “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë, ku do të finalizohet “La Grande Partenza 2025” – “Nisja e Madhe 2025”. Prezantimi do të realizohet në praninë e 50 të ftuarve nga institucione të ndryshme dhe mediat.
Mes të ftuarve do të mbajnë fjalën e nderit Komandanti i “Amerigo Vespucci”, kryeministri Edi Rama, CEO i RCS Sports & Events, Paolo Bellino, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Marina Ushtarake Italiane si dhe Ambasadori Italian në Shqipëri.
Që prej vitit 1931, kjo anije me vela mbetet një ndër xhevahiret e kurorës së çmuar të Marinës ushtarake italiane. E ndërtuar në vitet ‘20 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci është kthyer në një shkollë lundruese që ka edukuar breza të tërë oficerësh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Piktura në vlerë 4 milionë euro”, Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera…

I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv qe pesë muaj

Pagat në kulturë, SASHK u bënë thirrje punonjësve që të mos nënshkruajnë vendimet e reja për llogaritjen e pagave

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Bugaqku i KDI-së: 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për të zhbllokuar Kuvendin

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë