LAJMI I FUNDIT:

Anija me 88 pasagjerë përplaset me shkëmbin

Anija me 88 pasagjerë përplaset me shkëmbin

Një anije me 88 pasagjerë në bord është përplasur me një shkëmb duke rrezikuar jetën e turistëve por edhe të ekuipazhit në lumin Yangtze, në jugperëndim të Kinës por fatmirësisht të gjithë u shpëtuan pa pësuar asnjë lëndim përpara se anija të mbytej.

Anija po lundronte nga lumi drejt provincës qendrore Hubei në Kinë kur papritur gjatë udhëtimit u përplas me një shkëmb.


Përplasja shkaktoi dëmtime të konsiderueshme në kabinë ndërsa motori pushoi se funskionuari. Menjëherë më pas anija nisi të zhytej në ujë.

Ekipet e kërkim shpëtimit nisën menjëherë punën për evakuimin e pasagjerëve në bord duke i transferuar në pika të sigurta.

Shkaku i këtij aksidenti është ende nën hetim nga autoritetet.