"Ani Ani", kënga më e re nga Granit Ismajli

Artisti i njohur nga Gjilani, Granit Ismajli, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Ani Ani” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar këngëtari Genc Prelvukaj, ndërsa për producimin po ashtu është përkujdesur i njëjti në bashkëpunim me Ismajlin.

Videoja atraktive i është besuar produksionit, “Black Fish Entertainment”.

Këngën tashmë e gjeni të kompletuar në kanalin YouTube, e cila besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.
Graniti përndryshe pëlqehet mjaft shumë për vokalin dhe stilin e veçantë të të interpretuarit. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































