LAJMI I FUNDIT:

Anglia fiton thellë ndaj Andorrës, Zvicra mposht minimalisht Irlandën e Veriut

Anglia fiton thellë ndaj Andorrës, Zvicra mposht minimalisht Irlandën e Veriut

Kombëtarja e Anglia dhe ajo e Zvicrës kanë fituar ndaj Andorrës, respektivisht Irlandës së Veriut në ndeshjet e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Tre Luanët e Gareth Southgate i janë kthyer fitores në Grupin I, duke triumfuar me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Andorra.


Anglezët ishin dominues gjatë të dy pjesëve të ndeshjes, duke shënuar  dy gola në pjesën e parë dhe tri tjera të të dytën, teksa shumica e ekipit ishin lojtar të rinj.

Golat në pjesën e parë u shënuan nga Ben Chilwell (17’) për 0-1 dhe Bukayo Saka (40’) për 0-2, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Tammy Abraham (59’) për 0-3, James Ward-Prowse (79’) për 0-4 dhe Jack Grealish (86’) për rezultatin përfundimtar 0-5.

Pas kësaj fitore, Anglia e sheh veten lider të Grupit I me 19 pikë, ndërsa Andorra e pesta me tre pikë.

Nga kombëtaret më shumë të njohura që luajtën sot ishte edhe Zvicra e shqiptarëve, e cila fitoi me rezultat 2-0 ndaj Irlandës së Veritut në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.

Goli i parë në këtë fitore të helvetikëve u shënua nga Steven Zuber (45+) për 1-0, ndërsa Christian Fassnacht (90+) vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Zvicra e sheh veten e dyta në tabelë me 11 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut e treta me pesë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori