Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Tre Luanët kanë dalë fitues të këtij grupi me shtatë pikë, duke lënë pas vete Spanjën në vendin e dytë me gjashtë pikë dhe Kroacinë me katër pikë.


Golat në këtë ndeshje të 'çmendur' u shënuan nga Jesse Lingard (78') dhe Harry Kane (85') për kombëtaren angleze, ndërsa për kroatët shënoi Andrej Kramaric (57').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi anglez Kane, i cili pas një goli dhe një asistimit u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët ishte 6.0 dhe shkoi për yllin e Interit, Ivan Perisic dhe portierin e Evertonit, Jordan Pickford. /Telegrafi/ Anglia:

notat anglia e1542557484736

Kroacia:

notat anglia 1 e1542557500186

telegrafi sport app