LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Sektori i minierave, një prej degëve më të rëndësishme udhëheqëse

Angjushev: Sektori i minierave, një prej degëve më të rëndësishme udhëheqëse

“190 kompani në Republikën e Maqedonisë drejtpërdrejtë merren me miniera dhe me këtë rast punësojnë 6.500 persona. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me të gjitha kapacitetet përpunuese ato janë 500 kompani me gjithsej 13.000 të punësuar, kështu që kjo paraqet rreth 9 për qind nga prodhimtaria e përgjithshme në shtet ose 5 për qind nga eksporti i përgjithshëm i shtetit. Vetë numrat tregojnë sa kjo veprimtari është e rëndësishme në Republikën e Maqedonisë”.

Këtë sot e theksoi zvkryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, i cili pati fjalim në shënimin e Ditës së minatorëve – 28 Gusht dhe 38 vjetorin e ekzistimit të minierës “Buçim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Angjushev në konferencë për shtyp theksoi se sektori i minierave është një prej degëve më të rëndësishme udhëheqëse në shtet, në të cilin janë të punësuar rreth 13.000 punëtorë.

Zv.kryeministri theksoi se drejtpërdrejtë marrin pjesë në “Buçim”, i cili siç tha, është një prej shembujve ndriçuese në minierat e Maqedonisë.

Zëvendës-menaxheri i minierës “Buçim” Nikollajço Nikollov theksoi se miniera “Buçim” ardhmërinë e sheh në hapjen dhe në investim në vendzbulimin për miniera Borov Doll i cili gjendet në tetë kilometra nga miniera për bakër “Buçim”. Theksoi se vitin 2017 miniera “Buçim” do ta përfundojë me suksese të mjaftueshme. Në solemnitet iu ndanë shpërblime minatorëve më të mirë në “Buçim”./Telegrafi/