Brenda dy muajve, platforma "Financa të hapura" pati 203.605 shikime prej 19.000 përdoruesve, ku mesatarisht kanë qëndruar 7.07 minuta, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave.

Më shumë hapje, përkatësisht 92 përqind janë nga vendi, dy përqind nga Shtetet e Bashkuara, një nga Gjermania dhe pesë përqind tjetër nga disa vende përfshirë Serbinë, Austrinë, Bullgarinë ...


"Para dy muajve, ne hapëm Thesarin për inspektim nën syrin vigjilent të publikut. Qytetarët tani mund të gjurmojnë se ku shkon çdo qindarkë e thesarit. Transparenca mbetet përparësia jonë. Përveç "Open Finance", së shpejti do të hapim edhe platformën e borxhit publik që do t'i lejojë publikut të gjurmojë borxhin, pra borxhin dhe disbursimet", shkruan Ministrja e Financave, Nina Angelovska në profilin e saj në Facebook.

Sipas saj, Finance.gov.mk është niveli më i lartë i transparencës fiskale dhe përgjegjësisë./Telegrafi/