Lufta e vitit 2001 kishte njw fund jo të natyrshëm. Më 13 gusht 2001, me presion të fuqishëm ndërkombëtar u nënshkrua Marrëveshja paqësore e Ohrit.
Ne, pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë fituam – humbën politikanët, percjell KlanM postimin nw rrjetet sociale, tw Stojançe Angelovit, Kryetari i partisë “Dinjiteti”, parti kjo që mbledh “branitellat” maqedonas të vitit 2001.
“Sado që neve maqedonasve kjo nuk na pëlqeu, në fund doli se kjo ishte më mirë, për shkak se, në të kundërtën gjakderdhja dhe marrëzia ndëretnike do të merrte përmasa të papara, karakteristike për luftat e Ballkanit dhe do të ishte shumë vështirë që Maqedonasit dhe Shqiptarët të jetojnë në shtet të përbashkët funksional” – tha Stojançe Angellov.
Por, sic njofton KlanM, Angelovi tërheq vëmendjen se edhe sot e kësaj dite ekzistojnë zëra shoviniste dhe separatist, duke drejtuar gishtin tek disa subjekte të vogla politike shqiptare.
“Kjo nuk do të thotë se sot 22 vite më vonë, kur procesi i pajtimit ndëretnik është në fazë prosperuese, duhet të lejojmë që disa subjekte të vogla nga blloku politik shqiptar vazhdimisht të na hipin mbi kokë për të fituar një votë më tepër tek pjesa shoviniste dhe separatist e trupit votues shqiptar, që për hirë të vërtetës, sot është minore por shëumë i zëshëm” – deklaroi Angellov.
Stojançe Angelov, sic njofton KlanM, thotë se Maqedonia është vendi I përbashkët I të gjithëve që jetojnë në këtë shtet dhe se bashkërisht duhet që të mos lejohet keqpërdorimi i raporteve ndëretnike për qëllime ditore politike. /KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare