LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Gratë dhe e-tregtia do të luajnë rol kyç në rimëkëmbjen nga Covid-19

Angellovska: Gratë dhe e-tregtia do të luajnë rol kyç në rimëkëmbjen nga Covid-19

Qeveritë duhet ta japin kontributin e tyre për ta lehtësuar rrugën për gratë në udhëheqjen e biznesit, të krijojnë rregullativa dhe platforma për lidhje të cilat do t’u ndihmojnë, ndërsa me atë edhe do të japin kontribut për përballjen me krizën me Covid-19, pasi gratë mund të luajnë rol kyç. Sinergjinë të cilën mund ta japin gratë së bashku me e-tregtinë mund të kontribuojë në adaptimin drejt normalitetit të ri dhe njëherësh krijimin e vlerës së shtuar, theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në njërën prej diskutimeve të konferencës gjashtëditore nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për tregti ndërkombëtare dhe të drejtë – UNCITRAL me titull “Përgjigja ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbja” (COVID-19 responce and recovery).

Kjo konferencë në nivel të lartë zgjati gjashtë ditë, në gjashtë tema lidhur me sfidat e Covid-19, ndërsa në bashkëpunim me UN women. Angellovska mori pjesë në temën “Barazia gjinore, tregtia dhe Covidi”, ku u diskutua për potencialin e pashfrytëzuar të grave, rolin e tyre kyç në krizë, përfshirjen e këtij target grupi nga kriza, veçanërisht ndërmarrjet e vogla të udhëhequra nga gratë.

Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, të grave të KBsë, të ministrive të vendeve të tjera, ndërsa për ngjarjen janë regjistruar mbi 800 dëgjues.

“Kohërat e jashtëzakonshme kërkojnë transformim dhe adaptim të jashtëzakonshëm. Kemi mundësi historike për e-tregtinë edhe për gratë. Të gjithë duhet ta japin kontributin e tyre – qeveritë të fokusohen përmes rregullativës për ta lehtësuar rrugën për sektorin privat dhe për gratë, të mundësojnë ambient për biznes modele të reja, mënyra të reja të bashkëpunimit, për platforma për e-shitje dhe rritje të e-tregtisë dhe hapjen e mundësive për konkurrencë më të madhe dhe pushtimin e tregjeve të reja. Sektori privat duhet të investojë bë adaptimin me normalitetin e ri – praktika të reja të punës, adaptimin e biznes modelit, implementimin e teknologjive të reja. Gratë duhet t’i inkurajojmë, t’ua lehtësojmë rrugën për ta dhënë kontributin e tyre, të përfshihen në proceset kryesore. Tani është më e rëndësishme se kurrë ta hapim potencialin e pashfrytëzuar të grave – ato do të luajnë rol kryesor në shpejtësinë e rimëkëmbjes së ekonomive tona”, theksoi Angellovska.

Qeveria e Maqedonisë, sipas saj, ka ndërmarrë aktivitete në këtë drejtim, si mundësimin e faturës në mënyrë elektronike, aplikacione elektronike të cilat paraprakisht kanë qenë vetëm në formë letre, si edhe se përmes masave shihet fokusi ndaj teknologjive siç janë vauçerët për bashkëfinancimin e trajnimeve për aftësi TI, instrumente nga Fondi për inovacione për adaptim të shpejtë përmes mënyrës së implementimit të masave. Lidhur me e-tregtinë ajo theksoi se dukshëm është rritur numri i e-dyqaneve të reja, e- transaksioneve dhe se në mars 2020 ka hapur thuajse numër të barabartë të e-dyqaneve, si për të gjithë vitin 2019.

Në drejtim të politikave për mbështetjen e grave në këto kushte të krizës, Angellovska theksoi se në paketën e tretë të masave antikrizë të cilat i ka paraparë Qeveria, është paraparë linja e tretë e kredive pa interes në lartësi prej 31 milionë euro që duhet të bëhet funksionale në vjeshtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori