LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Digjitalizimi në kohë të krizës shëndetësore dhe ekonomike globale fiton perspektivë të re

Angellovska: Digjitalizimi në kohë të krizës shëndetësore dhe ekonomike globale fiton perspektivë të re

Digjitalizimi në kohën e pandemisë dhe krizës globale shëndetësore-ekonomike fiton perspektivë të re, theksoi ministrja e Financave Angellovska, e cila mori pjesë në panel diskutimin e Trupit të Kombeve të Bashkuara për Tregti, Investime dhe Zhvillim (UNKTAD) në korniza të Javës së e-tregtisë, e cila për shkak të Kovid-19 realizohet në mënyrë virtuale.

“Me masat kufizuese për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të njëjtën kohë marrim masa për të lehtësuar punën dhe mënyrat e reja të punës: efaturat, dokumentet elektronike dhe të ngjashme. Gjatë muajit mars, numri i e dyqaneve të reja në tregun vendor është pothuajse i njëjtë me numrin e edyqaneve të hapura gjatë tzërë vitit 2019. Dyqanet ushqimore online kanë më shumë se 8 deri në 10 herë më shumë shitje. Nuk ka dyshim se tani është koha
e duhur që ekonomia digjitale dhe tregtia ta tregojnë potencialin e tyre”, tha Angellovska, e cila është një nga shtatë ambasadoret e para për e-tregti në botë.


Sipas saj, shprehitë do të ndryshojnë, dhe do të rritet përdorimi i kartelave të pagesës dhe e-banka do të rritet, ndërsa do të flitet për inkurajimin e fintek, të stimulohen pagesat pa para të gatshme, e tjera.

Angellovska tha se varet nga qeveritë, sipërmarrësit, gratë në të gjithë botën – nëse dhe sa do të ishte bota më e mirë dhe më e zgjuar pas krizës së koronës, dhe se kompanitë do të ndryshojnë proceset e tyre, modelet e biznesit dhe disa zinxhirë furnizimesh do të ristrukturohen.

Ministrja Angellovska foli në panelin “Empowering women digital entrepreneurs for resilient economies” (Fuqizimi i grave sipërmarrëse digjitale për ekonomitë elastike), në të cilin morën pjesë edhe zëvendës-sekretarja e përgjithshme e UNKTAD Izabel Durant, ambasadorja dhe përfaqësuesi i përhershëm i Misionit të Mbretërisë holandeze në Kombet e Bashkuara, Monik Van Dalle, ambasadorja e e-tregtisë, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Kvikkesh, Patrisha Zundi Jao, bashkëthemelues i PejDunia, Juma Ding Foll dhe Marija Ristovska nga Asociacioni për e-tregti.

Në panel u theksua se digjitalizimi krijon mundësi të reja për gratë në vendet në zhvillim. Sidoqoftë, ky potencial nuk është shfrytëzuar ende plotësisht për arsye që lidhen me paragjykimin gjinor, mungesën e përfaqësimit, qasjen e
pabarabartë në internet dhe aftësitë e kufizuara digjitale..

Ndryshe, e-tregtia për gratë është nismë e udhëhequr nga UNKTAD e mbështetur nga Qeveria e Holandës. Qëllimi është të frymëzoni, mbështesni, lidhni dhe jepni zë për gratë sipërmarrëse digjitale në vendet në zhvillim dhe në fund t’i bëjmë ato fuqi për krijimin gjithëpërfshirës të pasurisë në rajonin e tyre.

Qëllimi i këtij forumi të UNKTAD është të shkëmbejë përvoja mbi mundësitë e zhvillimit dhe sfidat në lidhje me ekonominë digjitale, dhe të diskutojë disa tema të tilla si ekonomitë digjitale në kohë reale, si të mbrohen konsumatorët dhe çfarë përpjekjesh marrin autoritetet për të lehtësuar efektet negative të pandemisë, inovacionit, pronësinë e të dhënave dhe pronësinë intelektuale, rolin e sigurisë kompjuterike dhe privatësinë në hapësirën digjitale dhe etregtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori