LAJMI I FUNDIT:

Angellovska – Bezhoska: Përmes përfshirjes së grave drejt rritjes ekonomike më të lartë për 30 për qind

Angellovska – Bezhoska: Përmes përfshirjes së grave drejt rritjes ekonomike më të lartë për 30 për qind
Foto: AIM

Guvernatorja, Anita Angellovska – Bezhoska mori pjesë në panel-diskutimin “Gratë lidere” të cilin e hapi presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në organizim të Qendrës për situata të jashtëzakonshme në financa (CEF) në Lubjanë, Slloveni.

Siç informoi Banka Popullore, guvernatorja Angellovska – Bezhoska potencoi se përfshirja më e madhe e grave në fuqinë punëtore mund të kontribuojë për rritje ekonomike më të shpejtë dhe më inkluzive.


“Për zhvillimin ekonomik nuk është e mjaftueshme vetëm rritja ekonomike. Është nevojshme rritja e zgjuar, e qëndrueshme dhe inkluzive. Kapitali njerëzor, si nga aspekti i kuantitetit të tij ashtu edhe nga aspekti i kualitetit është kontraktuar për realizimin e këtyre qëllimeve. Përfshirje më të madhe të grave në fuqinë punëtore mund të kontribuojë për rritje ekonomike më të shpejtë dhe më inkluzive, që mund të jetë deri në 30 për qind më e lartë në ekonomitë në zhvillim, duke e pasur parasysh përfshirjen e fuqisë punëtore shtesë në tregun e punës”, deklaroi guvernatorja Angellovska – Bezhoska.

Sipas hulumtimeve në këtë sferë, siç thuhet, për këtë kontribuojnë edhe karakteristikat dhe aftësitë e veçanta me të cilat zakonisht disponojnë gratë, si punëtore, si refuzimi më i lartë ndaj rrezikut, pragmaticiteti, empatia…

Në fjalën e saj, guvernatorja potencoi se pabarazia gjinore akoma e paraqet një prej sfidave globale kyçe, që pas pandemisë u bë akoma më e shprehur.

Angellovska – Bezhoska potencoi se megjithatë ekzistojnë edhe shembuj të mirë në shoqërinë tonë, si Banka Popullore, ku 71 për qind e pozitave drejtuese në institucion janë të plotësuara nga gra.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori