LAJMI I FUNDIT:

Angellovska – Bezhoska: Inflacioni do të ulet, në afat të mesëm do të jetë afër mesatares historike

Angellovska – Bezhoska: Inflacioni do të ulet, në afat të mesëm do të jetë afër mesatares historike
Foto: AIM

Guvernatorja Anita Angellovska – Bezhoska i ka prezantuar projeksionet më të reja makroekonomike të Bankës Popullore para korit diplomatik dhe para përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.

Në ngjarjen, e cila organizohet rregullisht pas çdo cikli të ri të projeksioneve makroekonomike të bankës qendrore, kanë marrë pjesë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kombeve të Bashkuara (KB), Programit për Zhvillim të KB-së (UNDP), delegacionit të Bashkimit Evropian (BE), si dhe të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Holandës, Kinës, Italisë, Francës, Zvicrës, Spanjës, Kosovës, Suedisë, Hungarisë, SHBA-së, Greqisë, Gjermanisë dhe Sllovenisë.


“Duke marrë parasysh arritjet e deritanishme, si dhe parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare për rënien/stabilizimin e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimin e kushteve monetare dhe masa të tjera, parashikohet ngadalësim i inflacionit, pra do të reduktohet në nivel njëshifror nga 8 në 9 për qind në vitin 2023, dhe më pas në periudhën afatmesme do të kishte rënie të mëtejshme dhe ulje nën 3 për qind, siç ishte projeksioni i tetorit. Nisur nga zhvillimet gjeopolitike, rreziqet që rrethojnë projeksionin e inflacionit ende ekzistojnë, por për momentin, projeksionet parashikojnë një rënie më të madhe të çmimeve të produkteve parësore, gjë që tregon për disa rreziqe negative. Është i nevojshëm edhe monitorimi i kujdesshëm i të gjitha masave që ndikojnë në kërkesën agregate”, theksoi Angellovska-Bezhoska.

Ka theksuar se vendosja e ardhshme e politikës monetare do të varet nga dinamika e inflacionit dhe pritjeve inflatore, por edhe nga lëvizjet e tregut të devizave dhe nivelit të rezervave devizore.

“Aktualisht, pozicioni i jashtëm i ekonomisë vendore në këtë cikël vlerësohet si më i favorshëm, me presion dukshëm më të vogël në llogarinë rrjedhëse në vitin 2023, kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të energjisë. Kjo ka një ndikim pozitiv në rezervat valutore. Në kushtet e rrjedhave të pritshme solide në llogarinë financiare, pritet që rezervat devizore të vazhdojnë të rriten në baza agregate dhe të mbahen në nivel të duhur, i cili është i nevojshëm për ruajtjen e qëndrueshme të kursit të denarit”, vlerësoi guvernatorja.