LAJMI I FUNDIT:

Angellovska-Bezhoska: Denari është stabil dhe do të vazhdojë të jetë stabi

Angellovska-Bezhoska: Denari është stabil dhe do të vazhdojë të jetë stabi
Foto: AIM

“Denari është stabil dhe do të vazhdojë të jetë stabil, qytetarët nuk duhet të kenë fare frikë. Banka Popullore ka kapacitetin institucional dhe instrumentet e duhura monetare për të ruajtur stabilitetin”, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska për emisionin “Top Tema” në TV Telma.

Sipas saj, në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga shkurti, qartë thuhet se stabiliteti i kursit të denarit nuk është fare në pikëpyetje.


“Për më shumë se dy dekada, Banka Popullore ka ndjekur politikën e mbajtjes së një kursi të qëndrueshëm të denarit kundrejt euros, përfshirë edhe në kohë krize, që në vetvete tregon se banka qendrore ka kapacitet institucionale dhe instrumente monetare adekuate për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit. Që një strategji e tillë të jetë e qëndrueshme, banka qendrore duhet të ketë një nivel të mjaftueshëm të rezervave valutore. Niveli ynë i rezervave valutore aktualisht është më i madh se 3 miliardë euro ose 3.3 miliardë euro. Për krahasim, tani kemi dyfishin e nivelit të rezervave valutore krahasuar me atë të krizës globale financiare të vitit 2008. Nëse atëherë arritëm ta përballonim atë krizë, me një nivel dyfish më të ulët të rezervave devizore, tani realisht nuk ka arsye që qytetarët të shqetësohen”, tha guvernatorja Angelovska-Bezhoska.

Ajo theksoi se kursi spekulohet shpesh në episode krizash, si dhe se nuk i sjell dobi askujt, por bën dëm të përgjithshëm. Prandaj, guvernatorja apelon për përgjegjësinë sociale të secilit individ, sepse stabiliteti makroekonomik varet nga stabiliteti i kursit të këmbimit, i cili është vendimtar për prosperitetin e ekonomisë së vendit.