LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Anëtarësimi në NATO hap tregun miliardësh për kompanitë tona

Angellovska: Anëtarësimi në NATO hap tregun miliardësh për kompanitë tona

Ministrja e Financave, Nina Angellovska deklaroi se rritja ekonomike përshpejtohet për 2% tek vendet që kanë aderuar në NATO.

“Me hyrjen në NATO, hapet tregu miliardësh për kompanitë e Maqedonisë, ndërsa siguria politike do t’i stimulojë investimet me çka do të ketë vende të reja të punës, tregtia do të shënojë rritje dhe do të ketë rritje të përshpejtuar ekonomike, njofton Telegrafi Maqedoni.


Angellovska theksoi se me aderimin në NATO, kompanive të Maqedonisë ju jepet mundësia të marrin pjesë në furnizimet publike në sistemin e NATO-s.

Sipas saj, siguria politike i stimulon investimet dhe brendshme dhe të jashtme dhe ndikon në rritjen e vendeve të lira të punës dhe se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut do të ketë përfitime të mëdha ekonomike./Telegrafi/