Angellov: Nëse zjarri do të kaplonte depot me gaz, gjysma e Tetovës nuk do të ishte më
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov, sot ka deklaruar se zjarri në fabrikën “PoFix” objekti i së cilës ndodhet afër qendrës së qytetit, është lokalizuar në kohë dhe është parandaluar tragjedi më e madhe.
“Nëse nuk do të lokalizohej, zjarri do të zgjerohej te depot e gazit me kapacitet prej disa tonëve dhe nëse do të kishte shpërthim, një pjesë e madhe e qytetit do të zhdukej”, tha Angellov për “Slobodna TV”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se matjet që i ka marrë në lidhje me ndotjen e ajrit për grimcat PM10, tregojnë që ndotja e ajrit nuk është e lartë.
“Vetëm një pjesë u dogj, dy-tre sallat e para. Kyçe për zjarrin e madh ishte depo e parë në të cilën ruheshin lëndët e para për prodhim që zhvillojnë temperaturë të lartë”, tha Angellov.
Ai shtoi se shuarja e zjarrit nga ajri është më e vështirë kur ndërtesa është me çati dhe helikopteri është dashur të kalojë përmes tymit të dendur.
“Do të presim që ekipet e ekspertëve nga teknologjia mjeko-ligjore të zbulojnë shkaqet e sakta të zjarrit”, tha Angelov, duke mos dashur të spekulojë për rrethanat e zjarrit.
Drejtori i QMK-së së shtoi se TAV Maqedoni ka qenë e shpejtë në përmbushjen e dërgesës së shkumës shuarëse, pasi rezervat janë harxhuar shpejt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251