LAJMI I FUNDIT:

Angelloska-Bezhoska: Ekonomia e Maqedonisë po stabilizohet (Video)

Angelloska-Bezhoska: Ekonomia e Maqedonisë po stabilizohet (Video)

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, Anita Angellovska – Bezhoska, e vlerëson si stabile ekonominë në vend. Në intervistës e saj të dhënë për Radion Evropa e Lirë, ajo ka deklaruar se ekonomia po stabilizohet në pjesën e sistemit bankar dhe tregun e devizave por, sektori reali akoma i ndjen pasojat nga kriza politike në të cilën ka qenë vendi deri para dy viteve.

“Momentalisht ka një proces të caktuar stabilizimi. Në pjesën e sistemit bankar, tregun e devizave, qarkullimet janë stabile, që shihet edhe përmes rritjes pothuajse të vazhdueshme të bazës së depozitaqve, qarkullimet pozitive të tregut të devizave, do të thotë ka stabilitet, megjithatë akoma vërejmë efekte në pjesën e sektorit real. Shpresoj se do të vij në stabilizim të mëtejmë, ulje të mëtutjeshme të pasigurisë, sepse ajo është faktor kyç i cili do të dinamizojë rritjen tonë në periudhë afatshkurtër”, tha Anita Angellovska – Bezhoska, Banka Popullore


Bezhoska ka deklaruar më tej se pasiguria ekonomike që vjen si pasojë e krizës politike,ka efekte më afatgjate ndaj ekonomisë reale, duke sqaruar se ngjarjet politike ndikojnë në pritjet e subjekteve ekonomike, ndërsa pritjet e subjekteve ekonomike janë faktor i rëndësishëm për situatat në ekonominë e vendit.

“Sinjalet e para janë vërejtur në vitin 2016, edhe pse norma ishte akoma stabile, afër tre përqind, megjithatë pritjet ishin më të larta, ndërsa dallimi mes pritjeve dhe realizimit ishte pikërisht në pasigurinë e rritur. Këto ndodhi të pavolitshme erdhën në shprehje posaçërisht në vitin 2017, kur ekonomia jonë realizoi stagnim, rritje prej vetëm 0.2 %, por edhe në vitin 2018 qarkullimet janë anemike, rritje që është realizuar në gjysmën e parë të vitit 2018 është vetëm 1.3 %, tha Bezhovska.

E pyetur se çfarë rreziqe paraqesin për ekonominë e vendit tensionimi i raporteve tregtare ndërkombëtare, ajo është përgjigjur se momentalisht nuk është vërejtur ndonjë efekt më i rëndësishëm në segmentin e eskportit, por ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen nëse vjen në eksalim të situatës, të ketë pasoja të caktuara./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori