Faqet e thashethemeve thonë se diva hollivudiane është bërë xheloze për deklaratat e hamshorit hollivudian rreth aktores nga filmi “12 Years a Slave”, Lupita Nyong'o, me të cilën ai ka luajtur bashkë në atë film.

Sipas tabloideve, Pitt është dashuruar në aktoren e re, e cila është e nominuar për Oskar.


“Ajo është një zonjushë shumë e veçantë. Do të shohim gjëra të shkëlqyera nga ajo”, pati deklaruar 50-vjeçari duke folur për bukuroshen keniane.

Mirëpo, sipas National Enquirer, kur ka udhëtuar në Australi që të takohet me Angelinan, ajo nuk e ka pritur aspak mirë pas atyre fjalëve.

“(Angelina) i ka thënë se nuk është dashur t’i tregonte gjithë botës se është dashuruar në Lupitan”, ka deklaruar një burim.

Burimet thonë se Pitt ka pasur edhe një mosmarrëveshje me Leonardo DiCaprion, për afrimin e tij me Nyong'o, madje citohet t’i ketë thënë: “Largohu nga femra ime”. /Telegrafi/