Angelina Jolie, aktorja e famshme 49-vjeçare, ndau së fundmi një përditësim të rrallë rreth jetës së saj familjare, duke zbuluar detaje për gjashtë fëmijët e saj dhe për prioritetet e saj në jetë.

Gjatë një interviste për "Good Morning America" Angelina theksoi se fëmijët e saj janë shumë privatë dhe nuk preferojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike.


"Asnjë nga fëmijët e mi nuk dëshiron të jetë para kamerës në këtë moment dhe nuk janë të interesuar për aktrim", tha ajo, shkruan DailyMail.

92350479 14112059 Angelina Jolie gave a rare update on her children revealing that a 45 1732226444697

Ajo përmendi veçanërisht vajzën e saj 18-vjeçare, Shiloh, si një person "jashtëzakonisht privat".

"Ata nuk kanë lindur me privilegjin e privatësisë, por unë shpresoj që ta kenë atë ndërsa rriten”, shtoi ajo.

92351099 14112059 image a 53 1732227336683

Angelina ndan gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin Brad Pitt: Maddox (22 vjeç), Pax (20 vjeç), Zahara (19 vjeç), Shiloh (18 vjeç) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (16 vjeç).

Duke folur për mëmësinë, Angelina e përshkroi atë si qendrën e lumturisë së saj. "Ti mund të më heqësh gjithçka tjetër. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për fëmijët e mi", theksoi ajo.

86065991 14112059 Shiloh Jolie Pitt whose mother is Angelina Jolie filed paperwork a 61 1732230287867

Intervista gjithashtu preku përgatitjet e saj për rolin e këngëtares legjendare të operës Maria Callas në filmin e saj të ardhshëm Maria.

Ajo tregoi me humor se "të gjithë fëmijët e mi vuajtën nga këndimi i hershëm i operës në shtëpi përpara se të përmirësohesha, dhe ishte një makth për ta".

49345601 14112059 Family first Making the event a family affair Angelina was joine a 65 1732231118438

Filmi pritet të shfaqet në kinema më 27 nëntor dhe në Netflix më 11 dhjetor.

Ndërkohë, Angelina vazhdon të jetë e përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me Brad Pitt, 60 vjeç, për pronësinë e Chateau Miraval, një kantinë në Francë.

Konflikti shpërtheu pasi ajo shiti pjesën e saj të pronës në vitin 2021 për 67 milionë dollarë.
Dyshja, të cilët ishin së bashku për 10 vjet dhe u martuan në 2014, u ndanë në 2016, duke nisur një proces të gjatë divorci që vazhdon ende.

Ky përditësim ofron një pasqyrë të rrallë mbi jetën personale dhe përparësitë e yllit të famshëm në këtë fazë të jetës së saj. /Telegrafi/